Lenjani: Fati po na mungon

PUBLIKUAR

Ermir Lenjani vazhdon të jetë titullar i padiskutushëm tek skuadra e tij e re Nantes.

Mbrojtësi shqiptar ka luajtur gjithë takimin ndaj skuadrës së madhe franceze Paris Saint Germain.

Edhe pse skuadra e tij Nantes humbi, Lenjani mendon se fati është duke i munguar gjelbër e verdhëve, ndërsa beson te rikthimi.

Ai ka postuar një foto në faqen e tij zyrtare në Facebook, ku ka shkruar se do të punojnë shumë për tu rikthyer te fitorja.

“Në ndeshjen e mbrëndshme ndaj PSG. Humbëm por po na mungon fati. Do të punojmë shumë për tu rikthyer te fitorja”, shkroi Lenjani.

Ndeshjen e radhës Nantes do ta zhvillojë të marten si mysafir i skuadrës Lille. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...