Lenglet: Modric e ka merituar Topin e Artë

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka thënë se edhe pse Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, këtë sezon Luka Modric është dashur ta fitoi Topin e Artë

Ish lojtari i Sevillas po ashtu ka thënë se pavarësisht se Franca e fitoi Botërorin, arritjet e kroatit janë të mahnitshme në sezonin që lamë pas.

“Si futbollist, mendoj se nuk ka lojtar më të mirë se Leo Messi, por për këtë vit Modric dhe disa lojtarë të Francës e kanë merituar këtë çmim”, ka thënë ai për Radio Barcelona.

“Nëse e merrni për bazë këtë gjë, besoj që Topi i Artë, pak a shumë, jepet për lojtarin më të mirë në një sezon dhe për këtë nuk ka dyshim që ai e ka merituar”.

“Franca pati një Botëror të jashtëzakonshëm, por Modric arriti në finale të Botërorit dhe fitoi Ligën e Kampionëve”.

“Ai është lojtar i madh dhe mendoj se e ka merituar Topin e Artë”. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...