Lëndohet ylli i Interit

PUBLIKUAR

Interi ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Joao Miranda mungoi në fitoren e zikaltërve 2-1 ndaj Fiorentinës shkaku i një lëndimi.

Mësohet se mbrojtësi braziliani vuan nga një problem në kyçin e këmbës, transmeton Gazeta Express.

Miranda fillimisht u thirr për ndeshjen ndaj Violas në “San Siro” të martën mbrëma, por në fund nuk u ul as në stol.

Duke e shpjeguar mungesën e tij, Interi ka shkruar në Twitter: “Miranda nuk do të jetë në dispozicion të Luciano Spallettit për shkak të një inflamacioni në kyçin e këmbës së majtë”.

“Braziliani u largua nga kampi stërvitor para se ekipi të nisej për ndeshje dhe do të vlerësohet në baza ditore”. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...