Toni Kroos ka pësuar një lëndim tjetër gjatë humbjes kundër Real Sociedadit dhe gjermani pritet të jetë jashtë fushave s’paku edhe dy javë
Lëndimi është i shkallës së dytë në kofshë dhe ai do ti bashkohet Mariano Diazit, Marco Asensios, Gareth Bale-it dhe Marcos Llorentes në dhomën e mjekëve.
Ai do të mungojë në dy ndeshje e Kupës së Mbretit kundër Leganes, bashkë me ndeshjet në La Liga Santander kundër Real Betisit dhe Sevillas.
Duket se ai nuk do të mund të luaj as në ndeshjen e parë të mundshme çerekfinale në Kupën e Mbretit, nëse ata kualifikohen dhe do të jetë në dyshim për ndeshjen e fundit në La Liga në fund të janarit kundër Espanyolit.
Mbetet të shihet se kë do ta fus në vendin e ti Solari, me Dani Ceballos, Fede Valverde dhe Isco që janë disa nga kandidatët.
Në një muaj më shumë ndeshje, trajneri nuk pret po ashtu që Llorente të kthehet së paku në dy javët e ardhshme. /GazetaExpress/


