Philippe Coutinho është lënduar në ndeshjen kundër Soke Cityt.
Braziliani është detyruar të lë fushën në minutën e 18-të, ku është zëvendësuar nga Jordon Ibe.
Ende është herët për të folur se sa do të mungojë, por mungesa e tij nuk do t’i pëlqejnë aspak Jurgen Klopp, pasi tekniku gjerman është ithtar i lojës atraktive dhe sulmuese.
Braziliani ka shënuar pesë gola në 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/


