Qendërmbrojtësi, David Luiz, është lënduar në ndeshjen kundër Sheffield United.
Ai u largua nga fusha në minutën e 54’, për t’ia lëshuar vendin Rob Holding.
Luiz duket se ka probleme me gjurin e djathtë, më shumë do të tregojnë ekzaminimet mjekësore të hënën.
Arsenali po barazon me Sheffield United në çerekfinale të FA CUP, kjo sfidë do të thotë se mund të shkojë në vazhdime, raporton Gazeta Express.


