Lëndohet Aguero

PUBLIKUAR

Sergio Aguero është lënduar në stërvitje dhe do të mungojë nesër ndaj Stoke Cityt

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka marrë një lajm të keq gjatë ditës së sotme, pasi Sergio Aguero ka lënduar gjurin.

Lajmi është konfirmuar edhe nga lojtarit, i cili thotë se do të jetë jashtë fushave për dy javë.

“Gjatë stërvitjeve të djeshme kisha një problem në gjurin e majtë. Gjatë bisedës me mjekët e skuadrës më thanë se do të kthehem deri në dy javë. Tashmë është koha për shërim të plotë”, shkruan Aguero.

Argjentinasi do të mungojë në ndeshjen e nesërme ndaj Stoke Cityt dhe atë të javës së ardhshme, për të tentuar që të jetë gati për ndeshjet e fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...