Lëndohen tre policë ‘Alfa’ gjatë arrestimit të një personi!

PUBLIKUAR

Tre pjesëtarë të njësitit “Alfa” sot pasdite janë lënduar në një fatkeqësi, e cila ka ndodhur gjatë përpjekjes për të arrestuar një person i cili kërkohet për vuajtjen e dënimit me burg, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga MPB, rreth orës 16 padite nga pjesëtarët e njësitit Alfa në rrugën “Ferid Bajrami” në Shkup është vërejtur një person i cili është kërkuar që ta vuaj dënimin me burg në kohëzgjatje prej katër viteve në automjetin motorik mercedes me targa të Shkupit.

Që atje sqarojnë se nga nëpunësit policorë i është dhënë urdhër për ta ndaluar automjetin, por ai nuk e ka dëgjuar urdhrin dhe me shpejtësi të madhe është drejtuar drejt Hekuranës së Shkupit. Nga ana e njësisë Alfa ka filluar kërkimi pas tij dhe në rr. “Pero Nakov” personi i cili ka qenë në kërkim është përplasur me një automjet “polo” me targa të Shkupit pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga aksidenti tre nëpunës policorë të njësitit Alfa kanë marrë lëndime dhe janë transportuar në Qendrën emergjente. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet në mungesë gjykimi ndaj 53...

Tentoi të hynte ilegalisht në Kosovë, arrestohet një shtetas i huaj në Han të Elezit

Një shtetas i huaj është arrestuar në Han të Elezit pasi dyshohet se ka...

Specialja po interesohet për pasurinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit,...