Lëndimi i Lacazette, jo edhe aq serioz

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Gunners u largua në derbin e së dielës në Premier ligë kundër Spurs, por lëndimi i tij nuk është aq serioz sa kishte menduar trajneri

25 minuta pa përfunduar ndeshje, sulmuesi i Arsenalit Alexandre Lacazette ishte menduar se është lënduar, por lëndimi sipas lajmeve të parë nuk është aq serioz dhe besohet se kemi të bëjmë vetëm me ngërçe muskuli.

Pas ndeshje, trajneri i Arsenalit, Unai Emery ishte frikësuar se ai kishte lënduar fijet muskulore, por tani duket se asgjë nuk ka serioze nga ky lëndim.

“Po mendoj se është një lëndim (ndoshta lëndim muskujsh). Nuk është edhe aq i rëndë”, kishte thënë ish trajneri i Sevillas dhe Paris Saint-Germain pas ndeshjes.

Lacazette ka shënuar 38 gola në 91 ndeshje në Premier ligë për klubin e Londrës prej që ka ardhur nga Lyon në verën e vitit 2017. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...