Lëndimi i Dembeles goditje e rëndë për Barcelonën

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se lëndimi i Ousmane Dembeles do të jetë një goditje e rëndë për Barcelonën. Dembele pësoi dëmtim në humbjen e Barçës 2:0 ndaj Celta Vigos të shtunën.

Sulmuesi francez e lëndoi veten duke bërë një vrapim të shpejtë në minutën e parë, qëndroi në fushë edhe për katër minuta të tjerë para se të detyrohej ta braktisë ndeshjen, transmeton Gazeta Express.

“Duket se është problem muskulor. Duhet të presim për ta vlerësuar shkallën e dëmtimit. Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe është goditje e rëndë duke i parë ndeshjet që i kemi në vazhdim”, tha Valverde pas ndeshjes.

“Nuk desha ta zëvendësoj atë me Philippe Coutinhon sepse nuk doja të rrezikoja më shumë”, shtoi ai.

Valverde luajti me formacionin e dytë ndaj Celtas, duke ditur se tashmë e ka siguruar titullin në La Liga dhe të martën e viziton Anfieldin për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve të martën.

Lionel Messi madje nuk u ftua fare për këtë ndeshje. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...