Lëndimi e detyron Mbappen të largohet nga Kombëtarja e Francës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Kylian Mbappe është tërhequr nga ekipi kombëtar i Francës për shkak të një lëndimi që e kishte pësuar së fundi. Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit e Francës.

Ylli francez i Paris Saint-Germainit do të mungojë në dy ndeshjet e “Les Blues” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020,  kundër Islandës të premten dhe kundër Turqisë të hënën, transmeton Gazeta Express.

“Pasi folëm me lojtarin, i cili ka qenë duke u trajtuar për një lëndim që nga e hëna, dhe menaxherin e skuadrës së Francës, Franck Le Gall, Didier Deschamps vendosi ta kthejë lojtarin te klubi i tij, Paris Saint-Germain”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Federata e Futbollit e Francës.

“Kylian Mbappe do të largohet nga Clairefontaine të mërkurën në mëngjes. Stafi i ekipit kombëtar të Francës i uron Kylianit shërim të shpejtë”.

Sulmuesi i Borussia Monchengladbachut, Alassane Plea, është ftuar në vend të Mbappes dhe ai pritet që të arrijë në Clairefontaine të mërkurën.

Mbappe ishte inkuadruar në dy ndeshjet e fundit të Paris Saint-Germainit, duke hyrë në lojë nga stoli në pjesën e dytë të ndeshjeve, pas lëndimit muskulor që e kishte mbajtur larg skuadrës së PSG-së për një muaj.

Megjithatë, 20-vjeçari e pësoi një lëndim në të njëjtin vend sërish gjatë 30 minutave lojë që i bëri në fitoren 1:0 kundër Galatasarayt, në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe tani ai po përballet me një lëndim tjetër.

Mbappe i ka bërë gjithsej katër paraqitje në të gjitha garat për PSG-në këtë sezon, duke i shënuar dy gola dhe duke i bërë dy asiste. PSG-ja shpreson se Mbappe do të rikuperohet në kohë për ndeshjen kundër Nice, më 18 tetor.

Kampioni në fuqi i Ligue 1 është sërish në kreun e ligës elitare të futbollit francez, duke mbajtur epërsinë prej dy pikësh ndaj Nantesit, që radhitet në pozitën e dytë në tabelë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...