“Lëndim i lehtë trupor”, kështu e cilësoi policia rrahjen brutale të gruas në një market në Prishtinë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të së hënës, ka njoftuar për një rast të cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”, që ka ndodhur mesditën e së dielës në Prishtinë, raporton Express

Në raportin e policisë, është bërë e ditur se rasti ka ndodhur të dielën në orën 14:20.

Sipas këtij raporti, sulmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima në këtë rast ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkaq i dyshuari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR-Prishtinë, 24.10.2021 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

E ky “lëndim i lehtë trupor”, tronditi Kosovën mbrëmjen e së hënës.

Nga Sinjali u publikua video e këtij rasti, ku i dyshuari shihet duke goditur me grushte në fytyrë një grua në një market në Prishtinë.

 

Krejt kjo kishte ndodhur në prezencë të bashkëshortes dhe fëmijëve të të dyshuarit.

Më pas, KlanKosova publikoi një video tjetër, derisa i dyshuari nën shoqërim të sigurimit të marketit, ofendon gratë tjera që gjenden në market, në momentin që ato e kritikojnë për sjelljen e tij ndaj një gruaje.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...