Lëndët e Speciales maqedonase, në duart e gjykatëses “Swarovski”

PUBLIKUAR

Tatjana Mihajllovska dhe Lidija Petrovksa janë dy gjykatëset të cilat do të punojnë me aktakuzat të cilat në Gjykatën Penale i dorëzoi Prokuroria Speciale. Demolomi i komunës Qendër dhe nxitja e dhunës si dhe shkatërrimi i mbi dy mijë dokumenteve për pajisjen për përgjim janë dy lëndët në të cilat janë akuzuar 21 persona. Gjykatëset nga Gjykata 1 tani duhet të vlerësojnë nëse ka elemente për përgjegjësi penale, që pastaj eventualisht të caktojnë seancë kryesore, raporton Alsat.

 

Emri i gjykatëses Lidija Petrovska përmendet në bombat e publikuara të opozitës. LSDM-ja atëherë akuzoi se udhëheqja e lartë e VMRO-DPMNE-së merret vesh për zgjedhjen e gjykatësve, ndërsa rol në miratimin e vendimeve ka pasur edhe stolia “Swarovski”.

Gjykatësja Tatjana Mihajllovska ishte gjykatëse hetuese në lëndën “Likuidimi”, ku me 4 vjet e gjysmë burg u dënua gazetari Tomisllav Kezharovski. Ndërkohë Gjykata Penale informoi se përzgjedhja e gjykatësve është bërë në mënyrë elektronike. Nga kjo Gjykatë theksuan se nuk ka afat të caktuar formal për atë se kur duhet të caktohen seancat për lëndët e Prokurorisë Speciale, pasi vijon periudha e vlerësimit të aktakuzave të ngritura nga ekipi i Janevës.

Te të dy aktakuzat është paraparë dënim me burg deri në pesë vite.

PSP-ja nuk do të kërkojë ndërrim të gjykatëses Lidija Petrovska që ishte pjesë e materialeve të përgjuara të publikuara nga LSDM-ja. Institucioni i Katica Janevës do të presë që gjykata zyrtarisht të caktojë seancë dhe pastaj do të informojë se si do të veprojë dhe nëse do të kërkojnë gjykatësja e përfolur në bomba të ndërrohet.

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...