Lela thyen heshtjen, flet për ndarjen

PUBLIKUAR

Lela Seferi ka reaguar për herë të parë pas zërave që po qarkullojnë në rrjet për ndarjen e saj nga Leo.

Ish banorja e BBVk, ka ndarë një mesazh të gjatë në “Instagram Story”, ku flet për gjykimet, keqkuptimet dhe fuqinë për të ecur përpara.

Në shkrimin e saj, Lela tregon se ndonëse është komentuar dhe gjykuar shumë, ajo ka mësuar të mos ketë më nevojë të shpjegojë apo të justifikohet për asgjë.

“Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime sikur të isha një personazh dhe jo një njeri. Por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” – shkruan ajo.

Më tej, ajo thekson se nuk dëshiron të shihet si viktimë dhe se është gati të përqendrohet tek vetja, qetësia dhe projektet e saj të reja.

“Unë sot nuk jam as viktimë, as histori e dikujt tjetër, jam thjesht unë. Dua të ec përpara, me qetësi, me dinjitet, dhe me gjithë projektet që më presin. Sepse çdo fund që vjen, është fillim i një jete më të vërtetë.”

Me këtë reagim, Lela i dha fund i vulosi zërat për ndarje, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për të.

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...