Lekaj thotë se Haradinaj i ka siguruar numrat për ta krijuar Qeverinë

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë me dije se kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar 61 vota për formimin e qeverisë.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Lekaj ka thënë se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.

“Ramush Haradinaj e ka mbështetjen e shumë deputetëve edhe nga LDK-ja, edhe nga AKR-ja, edhe nga subjektet e tjera”, është shprehur Lekaj.

Ai ka thënë se nuk ka gjasa teorike që Albin Kurti ta formojë qeverinë meqë tani, sipas tij, Haradinaj i ka numrat dhe në kohën më të shkurtër do ta formojë qeverinë

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...