Lekaj: Qeveria do të rrëzohet, kjo është punë e kryer

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pret që me mocionin e mosbesimit do të arrihet deri të rrëzimi i qeverisë PDK-LDK. Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Pal Lekaj ka thënë se AAK-ja bashkë me partitë tjera opozitare do ta shtyjnë përpara këtë mocion.

“Besojmë që tashmë të gjithë e kanë kuptuar se s`jemi ku shkojmë tutje me modelin qeverisës Mustafa-Veseli. Kjo qeveri duhet të shkojë sa ma parë nga pushteti dhe prandaj konsiderojmë e besojmë që do të duhej e do të ketë sukses mocioni. Roli i Aleancës por edhe i tërë opozitës është shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për të shtyrë përpara këtë mocion”, ka deklaruar Lekaj për “Indeksonline”.

Ai ka deklaruar se koalicioni i tanishëm qeverisës gjendet “nën ethe” meqë ka kohë që i ka harruar qytetarët e saj. Sipas Lekajt, ky është argumenti që tregon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Spektri politik tashmë është në atë që quhet ethe para elektorale dhe shihet që edhe partitë e pushtetit po tentojnë të grabisin ditët e tyre të fundit në pushtet për të rehatuar vetveten por e kanë harruar Kosovën dhe qytetarët. Prandaj edhe ky është një argument shtesë që është e nevojshme që t’ua rikujtojmë disave se ku është Kosova e ku qytetarët e saj”, është shprehur ai.

Ndryshe, “Indeksonline” sot ka raportuar se iniciativa e mocionit e nisur nga Nisma për Kosovën ka mbledhur sot 41 nënshkrime të deputetëve që janë pro rrëzimit të qeverisë. Pritet që mocioni me nënshkrimet e mbledhura të procedohet në Kuvend, kurse kohën se kur do të ndodhë kjo do ta caktojnë krerët e Nismës dhe AAK-së

SHIKO MË SHUMË

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...