Lekaj nuk e përjashton mundësinë e protestës në rast se nënshkruhet draft-statuti i Asociacionit

PUBLIKUAR

Lekaj nuk e përjashton mundësinë e protestës në rast se nënshkruhet draft-statuti

Pal Lekaj nga AAK në RTV21 nuk e përjashtoi mundësinë e protestave nëse do të nënshkruhet draft-statutit, ndonëse tha se një gjë të tillë nuk e kanë diskutuar ende si parti.

“Lufta jonë kryesore demokratike do të jetë në Kuvendin e Kosovës dhe nëse ky dokument ndodh do të thotë Qeveria e pranon mendoj që atëherë nuk mbetet diç tjetër përpos të protestohet edhe atë fuqishëm të kërkohet mbështetje nga qytetarët sepse po  bëhet një dëm i madh shtetit të Kosovës”,tha Lekaj.

Ai tregoi për përmbajtjen e draft-statutit të Asociacionit.

Ai vlerësoi se ky draft është një autonomi për serbët dhe tha se kryeministri Kurti ka gabuar kur ka shprehur gatishmëri për ta nënshkruar.

“Sikur të nënshkruhet dhe pranohet ky draft status atëherë mendoj se nuk ka diç tjetër përpos krijimit të një shtetit të tretë apo një autonomie që ma nuk do të kontrollohet nga Qeveria e Kosovës, apo shteti i Kosovës.” tha Lekaj.

SHIKO MË SHUMË

Ambasada amerikane: Presim bashkëpunim me presidenten e re të Kosovës

E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...