Lekaj: Nuk do t’ia paguajmë 63 milionë Bechtel & Enka? (Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Ministri i Infrastrukturës (MI), Pal Lekaj në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka thënë se buxheti i paraparë për vitin 2018 për investime kapitale i plotëson rreth 80 për qind të kërkesave për projekte të ndryshme infrastrukturore.

Ai ka treguar se Ministria e Infrastrukturës, buxhetin për vitin 2018 do ta ketë rreth 260 milionë. “Buxheti për projekte kapitale do të jetë 225 milionë euro. Po flasim për një buxhet të mjaftueshëm, i cili përfshin pagat, mallrat, shërbimet dhe investimet kapitale. Mbetet që ne të jemi kërkues, sepse ne presim punë për ndërtimin e shumë rrugëve. Pjesa tjetër e buxhetit, shkon për politikat zhvillimore të hekurudhave dhe segmenteve tjera. Jemi të angazhuar që të jemi të saktë në realizimin e projekteve dhe që ato të mos bëhen shkel e shko”, ka shtuar Lekaj.

Në këtë intervistë ministri Lekaj ka folur edhe për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, për të cilën ka thënë se do të përfundojë më 31 dhjetor të vitit 2018.
Sipas tij, pas përfundimit të dy segmenteve të kësaj autostrade, segmenti i tretë do të përfundojë në qershor të vitit 2018.

Ai ka folur edhe rreth kërkesës se kompanisë Bechtel &Enka, për pagesën e 63 milionë euro shtesë, për shkak të vonesave të kryerjes së obligimeve të Qeverisë së Kosovës.

“Nuk do të marr vendim që buxhetit të Kosovës t’ia marrë 63 milionë euro dhe t’i paguhen Bechtel & Enka-s. Unë do të negocioj, ata janë të gatshëm për të negociuar. Ne nuk do të paguajmë 63 milionë euro. Do të ulemi dhe i sigurojë qytetarët e Kosovës që do të luftoj që kjo shumë të mos paguhet”, tha Lekaj.

Ai ka akuzuar ish-ministrin Lutfi Zharku lidhur me kërkesën e Bechtel&Enka për pagesën e 63 milionë eurove.

Ministri Lekaj ka bërë të ditur se ndërtimi i autostradës Prishtinë–Gjilan pritet të fillojë në mars të vitit 2018, pas përfundimit të procedurave të nevojshme tenderuese.

“Për vitin e ardhshëm kemi ndarë buxhet 10 milionë për autostradën Prishtinë–Gjilan. Koha e përfundimit të kësaj autostrade do të jetë tri vjet e gjysmë. Si projekt do t’i japim prioritet dhe do ta mbështesim në vija financiare, për shkak se ka një impakt për zhvillim ekonomik”, tha ai.
Lekaj, në këtë intervistë po ashtu ka folur për hekurudhat e Kosovës, mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, si dhe për projekte të tjera që pritet t’i realizoj kjo ministri gjatë vitit 2018. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...