Lekaj: Autoritetet franceze t’i japin fund shkarravinave të Serbisë, Haradinaj duhet të lirohet

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...

Burri raporton zhdukjen e një gruaje në Shtime

Një grua është raportuar e zhdukur në Shtime. Rastin në polici e ka lajmëruar një...

Gjykata në Colmar të Francës pritet që gjatë javës së ardhshme, më 6 prill të marrë vendimin për ish-kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, të cilin Beogradi e akuzon për krime lufte.

Beogradi pretendon se ka ofruar prova të reja që, siç thuhet, nuk janë paraqitur gjatë gjykimit të tij në Hagë, ku Haradinaj është shpallur dy herë i pafajshëm, në vitin 2008 dhe më pas në vitin 2012 në një rigjykim të pjesshëm që ishte rasti i vetëm në historinë e Gjykatës për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

E lidhur me vendimin e mundshëm të gjykatës franceze ndaj Haradinajt, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës shprehen të bindur se lideri i tyre do të kthehet në Kosovë.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Serbia nuk do të “shërohet” asnjëherë nga fakti se Haradinaj ka qenë njëri ndër “shkaktarët” kryesor që bashkë me aleatët ndërkombëtarë ka arritur që ta largojnë Kosovën nga sundimi dhe nënshtrimi i Serbisë.

“Ndalimi i ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze bazuar në një fletëarrest të lëshuar nga Serbia në vitin 2004 për ne ka qenë veprim absurd dhe totalisht me prapavijë politike. Autoritetet franceze duhet të jenë të vetëdijshëm që këto fletëarreste nuk kanë të bëjnë me drejtësi por me tendencën e hakmarrjes ndaj Ramushit dhe përmes tij ndaj Kosovës.

Ky absurd nuk duhet të vazhdojë edhe më tutje dhe Haradinaj duhet t’i kthehet e drejta që të lëvizë lirshëm në agjendën e tij personale e politike për Kosovën, si çdo qytetarë i Evropës dhe botës demokratike për vendin e vet”, ka thënë Lekaj.

I pyetur rreth mundësisë që gjykata franceze të vendos për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, Lekaj theksoi se çdo ide apo vendim që dërgon në atë rrugë do të ishte më pasoja

“Për veprimtarinë e Ramushit si luftëtarë i shquar i UÇK-së, e luftën e tij përballë Serbisë e makinerisë se saj vrastare në Kosovë, e ka thënë fjalën e vet Gjykata me e lartë ndërkombëtare për ish-Jugosllavi, Gjykata e Hagës, në dy raste e me nga dy nivele”, u shpreh Lekaj, duke theksuar se vendimi përfundimtar prapë i mbetët autoriteteve të Francës, por sipas tij nuk ka arsye e argumente se një gjë e tillë duhet me ndodhë.

Tutje, Pal Lekaj shtoi se autoritetet franceze kanë pas “kohën e dynjasë” për t’u marrë me shqyrtimin e shkarravinave të Serbisë dhe tanimë është momenti që kjo maskaradë të marrë epilogun e saj dhe Ramushi përfundimisht t’i kthehet Kosovës i lirë e pa asnjë kusht.

“Kosova e mirëpret fitimtarë edhe pas kësaj beteje, njeriun e saj i cili në asnjë rast nuk u ligështua në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtës për Kosovën dhe popullin e vet, si dje ashtu edhe sot, e kurdoherë që ka qenë e nevojshme”, tha Lekaj.

Haradinaj u ndalua më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një urdhër arresti serb. Më 12 janar Gjykata e Apelit në Colmar e liroi Haradinajn me kusht që të qëndrojë në Francë, në pritje të shqyrtimit të kërkesës serbe për ekstradimin e tij në Serbi.

Pas kësaj në seancën gjyqësore më 2 mars, gjykata shtyu marrjen e vendimit për 6 prill.

SHIKO MË SHUMË

Diplomimi i kadetëve të rinj, Kelani: Kjo gjeneratë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme gjatë trajnimit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të...

Burri raporton zhdukjen e një gruaje në Shtime

Një grua është raportuar e zhdukur në Shtime. Rastin në polici e ka lajmëruar një...

Gjobë ndaj shoferit që drejtoi automjetin pa regjistrim që nga viti 2020

Policia në Ferizaj ka ndaluar shoferin me iniciale B.S., i moshës 44-vjeçare në fshatin...