Leicester refuzon ofertën e tretë të Chelsea për Fofana

PUBLIKUAR

Duket se Leicester nuk e ka ndërmend të ndahet lehtë me mbrojtësin e saj Wesley Fofana

Gazetari i mediumit të njohur britanik Telegraph, John Percy, ka raportuar se Leicester ka refuzuar ofertën 70 milionë euro për Fofana.

“Leicester ka refuzuar ofertën e tretë nga Chelsea për Wesley Fofana. Oferta totale besohet që ishte 70 milionë funte përfshirë bonuset. Brendan Rodgers pritet të vlerësojë nëse Fofana do të luajë kundër Chelsea të shtunën në Premier Ligë (nëse nuk ka oferta të tjera”, ka shkruar Percy.

Lajmin e tij e ka shpërndarë edhe gazetari i njohur i transferove, Fabrizio Romano.

“Leicester refuzoi ofertën e re të Chelsea për Wesley Fofana. Shuma mendohet të jetë rreth 70 milionë funte me bonuse të vështirë, sipas asaj që thotë @JPercyTelegraph 🚨🔵 #LCFC”.

Chelsea ende ka mundësi që ta shtyjë përpara marrëveshjen për Fofana, pasi që më të vërtetë është duke e kërkuar lojtarin. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...