Leicester City e trondit Manchester Unitedin me një barazim në fund të ndeshjes

PUBLIKUAR

Leicester City ka arritur ta fitojë një pikë në duel me Manchester Unitedin falë golit të Harry Maguire, i cili shënoi në minutën e katërt të lojës shtesë për t’i tronditur djelmoshat e Jose Mourinhos në “King Power Stadium” të shtunë mbrëma.

Kur Manchester Unitedi mendoi se e kishte fituar ndeshjen kundër një Leicester që mbeti me dhjetë lojtarë në lojë në 15 minutat e fundit, Maguire doli në skenë për t’ia siguruar vendasve barazimin, transmeton Express.

Leicester City udhëhoqi 1-0 në minutën e 27-të përmes Jeremy Vardy, para se Juan Mata ta përmbyste rezultatin duke shënuar dy herë, në minutën e 40-të dhe në të 60-tën.

Më pas, Leicester e humbi mbrojtësin Amartey, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhe pas vetëm 16 minutave lojë, duke u përjashtuar nga ndeshja.

Megjithatë, vendasit s’u dorëzuan dhe arritën barazimin në minutën e fundit të ndeshjes.

Manchester United tani mbetet 13 pikë mbrapa Manchester Cityt, pas 19 xhirove në Premier Ligë.

Ndërkohë, Leicester shkon në kuotën e 27 pikëve në vendin e tetë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...