Legjenda mbush 40 vjet

PUBLIKUAR

Portieri italian i Juventusit, Gianluigi Buffon ka mbushur sot 40 vjet

Legjenda e Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon sot ka mbushur 40 vjet, ku më shumë se gjysmën prej tyre e ka kaluar në futbollin profesionist.

Ai gjatë 23 viteve karrierë në futbollin profesionist, ka luajtur gjashtë vite për Parman dhe pjesën tjetër për Juventusin.

Buffon ka fituar tetë tituj me Juventusin në Itali dhe një Kupë Bote me Italinë në vitin 2006 në Gjermani.

Ai me skuadra ka luajtur deri me tani 858 ndeshje, ndërsa për Kombëtaren e Italisë 175 ndeshje.

Italiani më herët ka thënë se më shumë mundësi do të pensionohet në fund të këtij sezoni nga futbolli profesionist, por ende nuk e ka bërë zyrtare. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...