Legjenda e Unitedit e këshillon Mourinhon: Starto me këtë lojtar

PUBLIKUAR

Legjenda e Manchester Unitedit, Bryan Robson, beson se Michael Carrick duhet të luajë nga minuta e parë me Djajtë e Kuq.

Në një intervistë për talkSPORT, Robsoni e këshilloi Jose Mourinhon duke thënë se mesfushori anglez mund të jetë çelësi i suksesit.

“E kemi parë ndaj Northampton, Michael e kontrolloi ndeshjen. Ai është një pasues inteligjent dhe din ku të vendoset në fushë”

“Për mua, Michael do të ishte gjithmonë në ekipin tim”, ka thënë Robson.

Carrick ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Manchester Unitedin dhe verën e ardhshme do të jetë lojtar i lirë në rast se nuk rinovon edhe për një sezon. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...