Legjenda e skuadrës angleze: Nuk kam vdekur, mjaft gënjyet

PUBLIKUAR

Tony Yeboah, hero i skuadrës angleze Leeds United dhe Ganës, i ka mohuar lajmet se ka vdekur.

Të hënën, disa media raportuar se ish-sulmuesi i Ganës dhe Premier Ligës kishte vdekur në një spital në Shtetet e Bashkuara, transmeton Express.

Por Yeboah, më ta parë lajmin ka reaguar, duke kërkuar që kjo të ndalojë.

Madje, ai ka thënë se jo që nuk ka vdekur, por as i sëmurë nuk është.

“Personat pas këtij lajmi duhet të ndalen”, ka thënë 51-vjeçari për radion ganeze Kasapa 30.

“Nuk keni pse t’i përdorni rrjetet sociale për gjëra të tilla. Unë as i sëmurë nuk jam madje”, ka shtuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...