Legjenda e Man Unitedit: Liverpooli e meriton titullin e Premierligës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, beson se Liverpooli ka qenë fantastik gjatë sezonit 2019/20 dhe se skuadra e Jurgen Kloppit e meriton ta fitojë titullin e Premierligës.

Liverpooli për momentin radhitet në pozitën e liderit në tabelën e Premierligës, duke mbajtur epërsi prej 25 pikësh ndaj kampionit në fuqi të Anglisë, Manchester City që radhitet në pozitën e dytë, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli, që e mposhti Tottenhamin në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, e mbylli sezonin e kaluar të Premierligës me vetëm një pikë më pak sesa Manchester City.

Ndërkohë, asnjë klub  nuk arriti t’i mposhtë ata në ligë nga janari i vitit 2019 deri në shkurt të këtij viti, kur humbën kundër Watfordit. Kjo ecuri mbresëlënëse ka bërë që edhe legjenda e Manchester Unitedi të gjejë frymëzim te skuadra e Kloppit.

“Pas ndërprerjes së sezonit shkaku i Covid-19, mendoj se ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje”, ka thënë Giggs, i cili tani e mban postin e trajnerit të ekipit kombëtar të Uellsit, ndërsa për Djajtë e Kuq luajti në vitet 1990-2014 dhe i bëri gjithsej 963 paraqitje.

“Por, mendoj se, nga sa kemi parë këtë vit, Liverpooli është një skuadër fantastike, menaxhohet nga një trajner i mrekullueshëm. Më dhemb ta them, si tifoz i Unitedit, por ata kanë qenë fantastik këtë sezon”.

“Natyrisht se ata do të ecin përpara, do ta fitojnë ligën dhe e meritojnë. Ata në fakt i kanë pasur dy sezone të mrekullueshme, vitin e kaluar ishin në garë me Man Cityn deri në fund. Ata janë një skuadër e mrekullueshme për t’i shikuar”.

“Ka disa gjëra të caktuara që kam marrë si mësime nga stili i lojës i Liverpoolit dhe i kam shfrytëzuar ato në planin tim se çfarë dua të bëj me Uellsin”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...