Legjenda e Liverpoolit përkrah Mourinhon: Faji është i lojtarëve

PUBLIKUAR

Legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, ka thënë se Jose Mourinho ka të drejt kur i kritikon lojtarët e tij publikisht.

Besohet se një numër i lojtarëve në zhveshtoren e United ishin të pakënaqur me Mourinhon pas disfatës nga Watfordi.

“Mourinho kishte të drejt që kritikoi skuadrën pas asaj ndeshje”.

“Nuk ka asgjë të keqe nëse menaxheri del publikisht e kritikon dikë që të marrë një reagim”.

“Tash menaxherët nuk janë të lejuar të flasin keq për lojtarët, edhe nëse kritikat janë të drejta, sepse ata mund të dëshpërohen”.

“Këta lojtarë përfaqësojnë Unitedin, një klub ku duhet të fitohet. Ata nuk kanë bërë aq shumë për të fituar në tri vitet e fundit, por ata janë bërë të mirë në ttë qarë dhe në të vajtuar e në të ankuar”, u shpreh Carragher. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...