Legjenda e Liverpoolit e kritikon ashpër Mustafin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Ish-mbrojtësi legjendar i Liverpoolit, Jamie Carragher, e kritikoi ashpër qendërmbrojtësin e Arsenalit, Shkodran Mustafin, për paraqitjen e tij të dobët në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Arsenali pësoi disfatë me rezultat 3:2 në ndeshjen kundër Crystal Palace, dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, i transferua nga Valencia në vitin 2016 për 40 milionë euro, ishte fajtor për dy golat e para, transmeton Gazeta Express.

Fillimisht ai e lejoi Christian Benteken të shënonte gol pasi që e la atë të vetëm në zonën e portierit. Pastaj ai nuk arriti ta ndalë Wilfried Zahan, i cili e kaloi atë lehtësisht.

Pas ndeshjes, përveç tifozëve të Arsenalit, edhe legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, kishte mbetur i zemëruar me paraqitjen e Mustafit.

“Rezultati ishte një surprizë e madhe për shkak të rekordit të Arsenalit në ndeshjet në shtëpi. Unë nuk u habita nga Mustafi – ai ka qenë një rrëmujë që kur u transferua në klub dhe kjo është vetëm një tjetër dëshmi për këtë gjë”, është shprehur Carragher.

“Ai është fajtor për golin e dytë gjithashtu. Mendoj se kjo i dëmton shumë gjasat e Arsenalit për ta zënë një vend në top katërshe. Megjithatë, ata mund të kualifikohen [në Ligën e Kampionëve] duke triumfuar në Ligën e Evropës”.

Sot u raportua se Mustafi është në listën prej shtatë futbollistëve të Arsenalit të cilët trajneri Unai Emery është i gatshëm t’i shesë gjatë afatit kalimtar të verës për ta rritur buxhetin për transferimin e lojtarëve, i cili fillimisht është vetëm 45 milionë funta.

Arsenal ka qenë i hapur ta shesë Mustafin, i cili u transferua nga Valencia në vitin 2016 për 40 milionë euro, gjatë dy verave të fundit, mirëpo asnjë klub nuk ka bërë ofertë të mirë për të. Për shkak të sezonit të tij të dobët, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë as tani. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...