Cristiano Ronaldo mund të këtë shumë kokëdhimbje pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori dhe shkëputja e kontratës me Manchester United, por Virat Kohli thotë së ai mbetet GOAT (lojtari më i mirë i të gjitha kohërave).
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka pasur një javë me plot ngjarje për klubin dhe vendin e tij, pasi që ai shkëputi kontratën fitimprurëse me Old Trafford derisa bashkë me Portugalinë humbi në çerekfinale të Botërorit të Katarit kundër Marokut.
Ronaldo vazhdon të përballet me pyetje për karakterin e tij dhe paraqitjet në nivel të lartë, tani në moshën 37 vjeçare, por legjenda e kriketit indian, Kohli e konsideron atë si më të mirin që ka parë në një fushë futbolli.
“Një sportist i bekuar i cili luan me zemër në çdo ndeshje dhe është epitom i punës së madhe me plot përkushtim dhe një frymëzim i vërtetë për çdo sportist. Ti për mua je më i miri i të gjitha kohërave”, ka shkruar ai në Twitter.
Ronaldo tani do të fokusohet për të gjetur të ardhmen të një klub i radhës – duke qenë futbollistë pa kontratë ai është lidhur me disa skuadra në Angli, Amerikë dhe në Arabinë Saudite. Al-Nassr duket së është skuadra që i prin garës për nënshkrimin e tij. /GazetaExpress/


