Legjenda e Bayernit kundër Vidalit

PUBLIKUAR

Legjenda e futbollit gjerman, Oliver Kahn, për mediat gjermane ka shprehur vizionin e tij për të ardhmen e mesfushorit Arturo Vidal.

Ish-portieri i Bayernit ka pohuar se personalishte ishte kundër blerjes së reprezentuesit kilian të Juventusit, pasi që Vidal bëhet shumë shpejt nervoz dhe është lojtar agresiv, transmeton Telegrafi.

“Bayerni ka transferuar Vidalin nga Juventusi, por personalisht nuk kam qenë dakord. Mesfushori është një lojtar që karakterizohet nga nervat, ndaj dhe është i rrezikshëm”, ka thënë ish-numri 1 i skuadrës bavareze.

“Mendoj se Bayernit i nevojitet qetësi dhe një lojtar i aftë për t’i siguruar klubit rezultate pozitive. Nuk e shoh të tillë Vidalin, pasi ka pak që ka ardhur në Gjermani dhe ka nisur me telashet e tij”, ka thënë ndër të tjerash Kahn. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...