Legjenda e Arsenalit: Xhaka s’vrapon, por Mustafi është edhe më i keq

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Arsenali mbetet një rrëmujë e madhe sipas legjendës së klubit Charlie Nicholas, i cili i ka kritikuar ashpër Shkodran Mustafin dhe Granit Xhakën, përderisa ka shtuar se Freddie Ljunberg nuk është kandidat i përshtatshëm për të qenë pasardhës i Unai Emeryt.

Suedezi Freddie Ljunberg e mori postin e trajnerit të Topçinjve përkohësisht, pasi Unai Emery u lirua nga detyra e tij te klubi londinez, transmeton Gazeta Express.

Vendimi i Ljunberg për të luajtur me Xhakën, Mustafin, Sokratis Papastathopoulos dhe David Luizin si titullarë në ndeshjen e tij të parë në këtë pozitë e irritoi Charlie Nicholasin, duke e pasur parasysh edhe se ndeshja përfundoi me barazim 2:2 në Norwich.

“Skuadra ishte pak më agresive, por Freddie, pse po e zgjedh Shkodran Mustafin”, tha ish-sulmuesi i Arsenalit në një intervistë të dhënë për Sky Sports.

“Kur do të mësosh për Calum Chambers? Unë gjithashtu s’mund ta kuptoj pse David Luizi është në skuadër. Ai thjesht nuk dëshiron të vrapojë. Ai është i interesuar vetëm kur e ka topin në këmbë”.

“Sokratis Papastathopoulos është tronditës dhe Mustafi është edhe më i keq. Granit Xhaka gjithashtu s’mund të vrapojë”.

“Është një rrëmujë e madhe. Unë sinqerisht mendova se Freddie nuk do të ishte afër ta marrë punën e trajnerit, mirëpo, tani, nuk e di se sa gjatë do të jetë ai në drejtim”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...