Legjenda e Arsenalit e refuzon pozitën e trajnerit te gjiganti francez

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Legjenda e Arsenalit Thierry Henry nuk do ta marrë drejtimin e gjigantit francez, Bordeaux, pasi diskutimet mes palëve kanë dështuar.

Goal zbuloi të hënën se kishte dyshime shumë të mëdha nëse do të arrihej marrëveshje mes fituesit të Kupës së Botës dhe pronarëve të rinj të klubit francez, pasi Henry kishte ngritur shqetësime rreth përkrahjes që do ta merrte, transmeton Gazeta Express.

Tani edhe zyrtarisht është njoftuar se bisedimet kanë marrë fund, me presidentin e Bordeaux, Stephane Martin, që ka thënë për AFP: “Mund të konfirmojmë se bisedimet kanë marrë fund”.

Pas vendimit për t’i ndarë rrugët me Gus Poyet, negociatat me Henryn zgjaten 10 ditë.

Henry, që punon si ndihmës trajner i Roberto Martinezit në ekipin kombëtar belg, pati shprehur gatishmëri ta niste punën si trajner pikërisht me klubin nga vendi i tij.

Por, tani mësohet se Henry është i shqetësuar me situatën dhe nuk do ta marrë drejtimin e Bordeaux.

Pronarët e rinj nuk i kanë plotësuar kërkesat e Henryt, duke u thirrur në probleme financiare. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...