Legjenda e Brazilit, Arthur Antunes Coimbra i njohur me nofkën “Zico”, mendon se bashkëkombësi i tij Vinicius Jr duhet të përmirësojë goditjen nëse dëshiron të përmbushë potencialin e tij.
18-vjecari është transferuar këtë verë në Real Madrid nga ish-klubi i Zicos, Flamengo, për rreth 45 milionë euro. Ai pati një performancë mbresëlënëse në debutimin e tij me klubin spanjoll kundër Manchester Unitedit. Ndeshja u zhvillua në Miami të SHBA-së në kuadër të turneut parasezonal, International Champions Cup, transmeton Gazeta Express.
“Në çfarëdo gjëje që bën, sekreti për të pasur sukses është puna. Askush nuk lindë duke ditur, ne lindim me një talent, të cilin duhet ta përmirësojë më pas”, ka thënë Zico.
“Disa gjëra mund të perfeksionohen, kryesisht të gjitha gjërat bazike në futboll, dhe Vinicius duhet punojë shumë të përmirësuar goditjen e tij”.
“Ai është një lojtar shumë i talentuar dhe një lojtar i cili nuk kam dyshim që do të përmirësohet edhe më shumë. Unë vetëm shpresoj se ai nuk do të humbas stilin brazilian të futbollit”. /Gazeta Express/


