Leganes dëshpëron keq Barcelonën

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Barcelona ka zhgënjyer përsëri në ndeshjen kundër Leganes si mysafirë, pasi që është mposhtur me rezultat 2-1. Pjesën e parë katalunasit e filluan shumë mirë, por jo edhe të dytën

Barcelona ka vazhduar me rezultatin e radhës negativ, kësaj radhe kundër Leganes pasi që ka humbur më rezultat 2-1.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Barcelonën dhe ata kaluan shumë shpejt në epërsi, që në minutën e 12 kur Coutinho shënoi një gol të bukur.

Gjatë kësaj pjese, Messi rrahu njëherë shtyllën dhe Barcelona pati disa raste të mira për shënim por që nuk i shfrytëzoi si duhet.

Me të filluar pjesa e dytë, Leganes barazon rezultatin.

Në minutën e 52’të shënon El Zhar, ndërkaq pa kaluar një minutë Leganes shënon edhe golin e dytë kësaj radhe me Oscar.

Pavarësisht sulmeve të pareshtura, Leganes arrin që ta ruan rezultatin duke ja shkaktuar humbjen e parë Barcelonës këtë sezon.

Me këtë humbje Barcelona vazhdon të jetë në vendin e parë më 13 pikë, por ka një ndeshje më pak se Real Madrid që është në vendin e dytë me po aq pikë e që sonte luan si mysafirë i Sevillas. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...