Ledri përjeton një gjë të paharrueshme në Dubai

PUBLIKUAR

Reperi kosovar ka disa ditë që është në pushimet e tij në qytetin e Dubai

Ledri Vula është duke i shijuar pushimet e tij të gjata në Dubai. Ka disa ditë që reperi sjell foto të ndryshme nga qyteti turistik arab, i cili ofron përvoja interesante.

Dje ai solli një përvojë të tij nga shkretëtira, ku kishte bërë një foto interesante. Para disa ditëve ai pozonte para një makine të shtrenjtë Ferrari, kurse sot reperi ka zgjedhur që të bëj një gjë tjetër.

Ai ka vizituar kopshtin zoologjik te Saif Ahmed Belhasa.

Përpos që ka bërë foto me deve, Ledri ka gjetur kohë që ta ushqej me qumësht edhe një arush të vogël të murrmë, shkruan GazetaExpress.

E kur e ka bërë këtë ai nuk ka harruar pa e falënderuar edhe Saif Ahmed Belhasa.

“@sb_belhasa faleminderit për këtë përvojë të paharrueshme”, ka shkruar Ledri në Instagram.

Kujtojmë që Belhasa është njëri prej kopshtembajtësve të kafshëve më i njohur në Dubai.

Atë deri tani e kane vizituar fytyra të njohura të artit e sportit. Disa nga këta emra janë Frank Ribery, Leita Kaka, Sergio Busquets, etj.

Ndryshe, Ledri ka qenë shumë aktiv në fillim të këtij viti.

Fillimisht ai lansoi këngën “Menemadhe” bashkë me Lyrical Son dhe MC Kreshën, një këngë që ka arritur në 12 milionë klikime pas katër jave të lansimit të saj.

Pas kësaj, Ledri pati një sukses të madh me këngën e tij në bashkëpunim me Gashin, reperin nga Amerika.

Kënga e tyre, “That’s Mine”, u lansua javën e kaluar dhe ka pasur një sukses të madh, më 2.4 milionë klikime në Youtube.

Pas këtij suksesi Ledri ka zgjedhur që të pushoj në Dubai.

Nuk dihet se kush e shoqëron reperin atje, por duket se ai është duke i shijuar pushimet në maksimum. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Festa Qoqaj ngacmon ndjekësit me “hyrjen” në Big Brother VIP Kosova

Festa Qoqaj ka zgjedhur të argëtojë ndjekësit e saj me një video që, në...

Mesazhi i fundit që prek zemrat, motra e Laurent Krasniqit ndan bisedën me të: “Të dua përjetë”

Xheneta, motra e të ndjerit Laurent Krasniqi, ka ndarë me ndjekësit një moment shumë...

Gjesti dënohet me dy vite burgim me kusht dhe 6 mijë euro gjobë

Gjesti është dënuar me dy vite burgim me kusht, ndërsa dënimi nuk do të...