Lediana dhe Mevlani u deklaruan çift, Antonela: Aktorë, jeni si Tea e Andi

PUBLIKUAR

Antonela thotë se Lediana dhe Mevlani po gënjejnë si dy ish-konkurrentët e tjerë.

 

Pas shumë kohe në “Përputhen”, Mevlani u deklarua se qëndron në emision vetëm për Ledianën dhe kjo e fundit u pajtua që ta vazhdojë njohjen vetëm me të, shkruan lajmi.net.

Pavarësisht asaj se dyshja u shprehën se kanë pëlqim për njëri-tjetrin, që ka filluar të kthehet në ndjenja, konkurrentët nuk arritën ta shohin një puthje prej tyre.

E kjo gjë ua kujtoi një rast që ndodhi më parë me Tean dhe Andin, të cilët u deklaruan çift në emision dhe Tea doli të jetë e lidhur me Beartin.

 

Për këtë reagoi edhe Antonela, e cila i quan Mevlanin e Ledianën aktorër, duke i krahasuar me Andin e Tean.

“Mendoj që Ledjana dhe Mevlani, ose Tea dhe Andi, më fal, po dalin çift sepse bashkë marrin më shumë pëlqime në Instagram sesa me një person tjetër. Mevlani këtë gjë e di shumë mirë. Mund të na gënjesh ne, por kamera s’i gënjen dot. Do ta tregojë koha”, u shpreh ajo. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Selin jep lajmin: Gimbos i’a kanë vjedhur makinen .. (Foto)

Fituesja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka ndarë...

Zoja i kapet Adrianit pasi i tha “po shitesh për Prime”

Zoja është përballur me Adrianin sot në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Banorja...