LeBron James më pak në parket

PUBLIKUAR

LeBron James në një intervistë për mediat amerikane tregoi planet e tij për stinorin 2015/16.

Basketbollisti i Cleveland Cavaliers ka thënë se ka gjasa që këtë stinor ta shohim më pak në parket se në vitet e kaluara, transmeton Telegrafi.

“Nuk jam sikurse në kohërat kur kam qenë i ri. Pavarësisht nga kjo, po përgatitem sikurse stinori të nis nesër. Këtë stinor mund të pushojë pak më shumë, ndërsa do të jem me skuadrën në kohërat më të duhura. Aty janë Kevin Love dhe Kyrie Irving, derisa nuk lëndohen këta, mua nuk më duhet të qëndroj edhe aq shumë në parket”, ka thënë ai.

King James, vitin e kaluar e barti skuadrën deri në finalen e madhe ku pësuan ngaGolden State Warriors (4-2), derisa ishin të lënduar një kohë të gjatë, Kevin Love dhe Kyrie Irving. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...