LeBron James humb në debutimin e tij për Los Angeles Lakers

PUBLIKUAR

LeBron James e ka humbur ndeshjen e tij debutuese për klubin e ri, Los Angeles Lakers, pasi u mposht nga Portland Trail Blazers.

Tifozët e basketbollit po prisnin me padurim debutimin e Los Angeles Lakers në këtë sezon, pasi skuadra kaliforniane ka tashmë në gjirin e saj LeBron James.

Por, ndeshja e parë e sezonit për Lakers u shoqërua me humbje kundër Portland Trail Blazers.

Los Angeles është ende një ekip në ndërtim dhe duket se “Mbreti” nuk mjafton për ta ringritur kaq shpejt në nivelet ku tifozët janë mësuar. 128-119 rezultati i ndeshjes, me James që shënoi 26 pikë dhe mori 12 topa në tabelë.

Por, pikëshënuesi më i mirë i takimit ishte Damian Lillard i Trail Blazers, me 28 pikë.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...