LeBron dhe Love ia sigurojnë fitoren e Cavs ndaj Charlottes (Video)

PUBLIKUAR

LeBron James ka shkëlqyer në duelin e Cleveland Cavaliers ndaj Charlotte Hornets. Kampionët në fuqi fituan me rezultat 121-109.

Fitorja e Cavs nuk u kontestua në asnjë moment, përkundër një paraqitje monstruoze nga Kemba Walker, i cili shfrytëzoi mungetsën e Irvingt në anën tjetër për të regjistruar plot 37 pikë.

Ai mori përgjigjen e duhur nga LeBron James i cili arriti 32 pikë, gjashtë kërcime e nëntë asistime, i ndihmuar nga Kevin Love me një double double fantastik prej 28 pikë e 10 kërcimesh.

Jordan McRae si talent i ri ndihmoi me 20 pikë, pasuar nga rookie Kay Felder me 13 pikë të tjera.

Me këtë fitore Cavs vazhdojnë të cementojnë pozitën e parë në konferencën Lindore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...