Leart Paqaradës i del problem edhe me trajnerin e tij te St Pauli

PUBLIKUAR

E enjtja ishte e zhurmshme në stërvitjen e ekipit gjerman, St.Pauli. Ishte një përplasje mes Leart Paqaradës dhe trajnerit të tij, Fabian Hurzeler.

Tri ekipe ( blu, e verdhë dhe e kuq) luajtën në një mini-turne në fushën e vogël, transmeton Gazeta Express.

Por, trajneri 29-vjeçar e ndërpreu lojën me fjalët: “S’mund ta shoh më gjatë këtë” dhe ishte i pakënaqur me performancën e ekipit të kaltër.

Futbollisti kosovar u ndje se po trajtohej jo drejt dhe reagoi.

“Pesë lojtarë nën 1.70 centimetra. Ndarje e mrekullueshme”, bërtiti ai i frustruar në drejtim të trajnerit, raporton gazeta e madhe gjermane, Bild.

Ai u urdhërua të shkonte në zhveshtore, por nuk e bëri këtë, duke u mbështetur në shtyllë.

Kujtojmë se Leart Paqarada kishte pasur mosmarrëveshje edhe me ish-trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes, me ç’rast ishte larguar nga kombëtarja.

Në verë, Paqarada, 28-vjeçar do t’i bashkohet ekipit të Kolnit në Bundesligën gjermane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...