Leao: Unë ndryshova, Ibrahimovic dhe Pioli patën ndikim vendimtar

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, ka folur rreth kohës së tij te Milani dhe për ndikimin nga Stefano Pioli e Zlatan Ibrahimovici.

Portugezi u transferua në “San Siro” para tre vjetësh nga Lille për 29.50 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Ai është shndërruar në një prej futbollistëve kryesorë te Milani, skuadër me të cilën e fitoi titullin e kampionit në sezonin e kaluar.

“Dy sezonet e para në AC Milan ishin të vështira, jeta në Francë ishte krejtësisht ndryshe. Kur shkon në një klub të tillë, e di që duhet të kesh mentalitetin e një fituesi, që shumë legjenda kanë veshur atë fanellë dhe kanë fituar shumë trofe”, tha fillimisht Leao.

“Unë kam ndryshuar, tani e konsideroj veten një person tjetër dhe një lojtar tjetër. Ndikimi vendimtar tek unë ishte nga familja ime, Stefano Pioli dhe Zlatan Ibrahimovic”, shtoi reprezentuesi i Portugalisë.

“Ibra është një model, ai më shpjegoi se sa e rëndësishme është të bësh pyetje, të qëndrosh gjithmonë i fokusuar, duke përfshirë edhe jashtë fushës. Ne komunikojmë në çdo rast – jo si kolegë, por si burra”, deklaroi 23-vjeçari.

Deri më tani, Rafael Leao ka shënuar 30 gola dhe ka shtuar 27 asistime në 123 paraqitje me Milanin. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...