Leao mund ta vazhdojë kontratën me Milanin

PUBLIKUAR

Milani është i interesuar ta mbajë gjatë në ekip sulmuesin portugez në super-formë, i cili po përmirësohet dita-ditës

Rafael Leao mund të nënshkruajë kontratë të re me Milanin.

Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”.

Kontrata aktuale e 22 vjeçarit do të skadojë në vitin 2024.

Mirëpo, “Rossoneri” janë të vendosur ta mbajnë lojtarin për një kohë të gjatë.

Leao është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyeshme këtë sezon, përcjell “Gazeta Express”.

Ai i ka nisur nga fillimi shtatë ndeshjet e Milanit në Serie A.

Ndërkohë, i ka realizuar 3 gola dhe e ka bërë një asistim.

Sulmuesi portugez po përmirësohet dita-ditës dhe në të ardhmen pritet të bëhet një lojtar i madh. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...