Leao i quan “lajme të rreme” kërkesat për pagë të tij në kontratën e re

PUBLIKUAR

Ylli i Milanit, Rafael Leao ka mohuar se ai ka kërkuar 10 milionë euro plus komision në mënyrë që ta zgjasë kontratën e tij me Kuqezinjtë, duke shkruar “lajme të rreme, si zakonisht”

Sulmuesi portugez është në bisedime me Kuqezinjtë për ta arritur një marrëveshje të re. Kontrata e tij e tanishme skadon në qershorin e 2024, por Paolo Maldini dhe Ricky Massara kanë filluar negociatat që disa muaj për ta bindur atë që të nënshkruajë kontratë të re.

Leao zakonisht nuk komenton për thashethemet që bëhen në lidhje me negociatat e tij me Milan, por ndonjëherë ka edhe përjashtimi.

Sulmuesi portugez ka shpërndar një artikull të influencierës italiane, ErFain, e cila kishte shkruar që babai i Leaos ka kërkuar 10 milionë euro plus komision për kontratën e re. Ai shkroi “lajm i rremë si zakonisht” në italisht, duke mohuar kështu këtë lajm.

Disa raporte në Itali, përfshirë mediave të njohur si Sky Sport Italia, thonë që Milan i ka ofruar Leaos kontratë të re me pagë 7 milionë euro plus bonuse.

Babai i tij thuhet se ka ateruar në Itali gjatë vikendit dhe së shpejti do të takohet me Kuqezinjtë për të vazhduar negociatat.

Leao ju bashkua Milanit për 30 milionë euro më 2019 dhe ka shënuar 35 gola në 137 ndeshje me kampionët aktual të Italisë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...