Le Parisien: Messi vazhdon me PSG-në deri në vitin 2024

PUBLIKUAR

Sipas gazetës së madhe franceze, Le Parisien, Messi do të vazhdojë me Paris Saint-Germain deri në fundin e sezonit 2023/24.

Sipas tyre, Messi nuk dëshiron të largohet kur t’i skadojë kontrata në fund të qershorit dhe pritet të vazhdojë edhe për një sezon në kryeqytetin francez

Negociatat kanë qenë të rregullta mes drejtuesve të PSG-së dhe Jorge Messit, babait dhe agjentit të lojtarit, transmeton Gazeta Express.

Prej tre muajsh janë hedhur linjat kryesore të një zgjatjeje të kontratës. Dhe në fillim të dhjetorit, në zemër të Botërorit, u vulos një marrëveshje në parim për të qëndruar të paktën edhe një sezon.

Lionel Messi nuk duket se ka qenë i vështirë për t’u bindur. Parisi i ofron atij dy elementë thelbësorë në sytë e tij: familja e tij është e lumtur dhe PSG e lejon atë të qëndrojë në nivelin më të lartë evropian. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...