LDK: Procesi zgjedhor ka filluar, nuk kemi informacione për probleme eventuale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Një personi në Lipjan i sekuestrohet një armë me 13 fishekë

Sipas raportit nga Policia Kosovës bëhet e ditur se është shoqëruar në stacionin policor...

LDK përmes një komunikate për media ka deklaruar se procesi zgjedhor ka filluar dhe nuk kanë informacione për problemet eventuale, raporton Gazeta Express.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se komisionerët e këtij subjekti janë duke dhënë kontributin e tyre për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Lidhja Demokratike e Kosovës njofton se procesi zgjedhor ka filluar dhe ende nuk kemi informacione për probleme eventuale në fillimin e procesit të votimit.  Të gjithë komisionerët tanë po japin kontribut për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  Lidhja Demokratike e Kosovës i falënderon koalicionin e organizatave vendore që po bëjnë vëzhgimin e zgjedhjeve, si dhe vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët janë garant të këtij procesi zgjedhor.  Lidhja Demokratike e Kosovës i fton të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, thuhet në komunikatë.

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...