LDK-LIPJAN: Kryetari ynë Imri Ahmeti, po merr mbështetje të madhe në teren

PUBLIKUAR

LDK dega në Lipjan përmes një komunikate ka thënë se Kryetari i LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti po merr mbështetje të madhe si kandidat i LDK-së në zgjedhjet e 22 tetorit, për edhe një mandat në krye të Komunës së Lipjanit.

Kjo është Komunikata e LDK-së:

Të dashur qytetar, tani më jemi në mes të fushatës zgjedhore dhe po shohim mbështetje dhe besueshmëri të fuqishme të qytetarëve pa dallim, të cilat vijën si reflektim i punës dhe përgjegjësisë qeverisëse të Kryetarit IMRI AHMETI.
Dikujt kjo nuk i konvenon, e në veçanti atyre që patën qeverisjen për dy mandate rresht dhe qytetaret tonë e përjetuan keq menaxhimin fatal të tyre.
Ata tashmë në mungesë të ideve, sepse janë të zbrazet n’mendje, përveç synimeve zhvatëse, nuk dinë tjetër veç të shpifin, të trillojnë e të provojnë të gënjejnë për të futur eventualisht huti tek qytetaret.
Ata, mund të shkruajnë letra dëshirore por ato shpifje s’vlejnë as për shportën e mbeturinave.
Ne, jemi të bindur që koha e ndërtimit të karrierës politike mbi bazën e shpifjes dhe fabrikimit të akuzave të pa baza ka kaluar.
Tani jemi në një kohë krejt tjetër!
Tani qytetari ynë vlerëson vet mbi bazën e dijës së tij dhe jo mbi bazën e shpifjeve dhe iluzioneve të atyre që janë në gjendje të shkelin mbi gjithkënd dhe të përmbysin gjithçka vetëm e vetëm që të arrijnë që përmes politikës të zhvatin edhe më tutje institucionet dhe paratë publike. Çfarë janë në gjendje të gënjejnë qytetarin, është vërtet për keqardhje.
Qytetari ynë ka nevojë për ide, si të ndërton një mirëqenie me të mirë. Qytetaret tonë, kanë nevojë të shohin alternativat dhe mundësitë për një zhvillim më të përshpejtuar ekonomik që gjeneron vende të reja pune. Qytetaret tonë kanë nevoja dhe prioritete tjera. Kjo garë zgjedhore është garë e ideve për mundësi të reja, jo garë për shpifje apo linçime të secilit qytetar që mendon ndryshe.
Aq larg shkojnë, sa kushdo që nuk është në përkrahje të tyre, etiketohet si i shantazhuar, i shitur, i joshur e çka jo tjetër.
Kjo metodë është linçuese dhe e din edhe vet ky piuni i SHIK-ut, që metodat staliniste të mësuara nga shkolla e tij për kinse kallëzime penale nuk do i kryejnë punë në Lipjan dhe nuk do i ndihmojnë fare në garën e pistë që po bënë.
Shkresat e tyre të pa baza në kohë fushate, nuk janë asgjë tjetër veç se tendencë e tyre për të fshehur të kaluarën e tyre të inkriminuar në krim dhe korrupsion. Por janë dy mandatet e qeverisjes së tyre, dëshmitarët më të fuqishëm për atë se si mund të qeverisin këta njerëz. Megjithatë, këta njerëz po harrojnë që memoria e qytetarit nuk fshihet dhe ne jemi më së të bindur që qytetari Lipjanas, tani më e di se PDK në Lipjan mund të ndërroj fytyrat por në thelb është ajo PDK e cila keq qeverisi, keq menaxhoj e keqpërdori pushtetin për dy mandate rresht.

Është për keqardhje të antarsis se gjerë të PDK-s që ra në nivelin e një parashutisti që nuk i dihet misioni i tij e që në fakt pa asnjë kontribut për Lipjanin tenton të shpif, sepse ky i verbuar mision të vetin të brumosur ne shpirt duket se ka vetëm shpifjen, intrigat, trillimet e mësuara te sistemit marksiste- leninist siç është në mendje e në zemër.
Shkresat e tilla janë hiq me shume sesa njëperdorimëshe.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...