LDK-ja në Lipjan përmes një reagimi i ka përmendur PDK-së në Lipja punsimet në kohen kur kjo e fundit kishte udhëhequr me Lipjanin.
Sipas LDK-së, këto janë argumente që nuk mund të mohohen dhe nuk mund të fshihen sepse kjo tash më dihet botërisht.
Po ashtu LDK shkruan se, konkursi për të cilin po flitet nuk është nën kompetencën e Komunës dhe kryetarit të Komunës
Reagimi plotë nga FRLDK – Lipjan :
Kur PDK dhe klika e saj fillojnë të përdorin rinin e tyre duke menduar se katër vite janë të mjaftueshme që qytetari të harroj të bëmat e tyre
PDK dhe njerëzit e saj si duket shpejt kanë filluar të harrojnë sistemin e tyre qeverisës të mbrapsht që e patën instaluar për 6 vite të qeverisjes së tyre. Si duket kanë filluar të harrojnë se si punësonin familjar në institucionet komunale pas asnjë konkurs dhe pa asnjë kriter ose me të vetmin kriter “duhet të jesh gjithqysh i afërt i njerëzve të PDK-së” dhe jo vetëm votues i tyre sepse në këtë rast prapë ka pas përparësi, vëllai, motra, burri, gruaja, daja, halla etj. Këto janë argumente që nuk mund të mohohen dhe nuk mund të fshihen sepse kjo tash më dihet botërisht. Por nëse veç i keni harru po ju rikujtojmë dhe po fillojmë nga ish i pari i Komunës:
• Shukri Buja e pat punësuar vëllain në Komunë,
• ish nënkryetari Florent Hoxha vëllain në Komunë
• Ish drejtori Edmond Rexhepi gruan e pat punësuar në Komunë
• Ish drejtori i arsimit Nazmi Krasniqi vëllain mirëmbajtës në shkollë bujqësore por pagën e ka marr të profesorit, deri sa në të njëjtën kohe shumë profesor ka lan pa pagë.
• Gruaja e ish drejtorit të prokurimit ka marr pagë nga komuna por nuk ka punuar fare etj.
Kaq për sot mjafton…
Të gjitha këto po që janë shkelje për të cilat një ish drejtor Nazmi Krasniqi tani më e ka marr dënimin nga gjykata. Dhe në fund fare një sqarim për opinionin: konkursi për të cilin po flitet nuk është nën kompetencën e Komunës dhe kryetarit të Komunës dhe e dyta edhe po të ishte, në çdo konkurs çdo qytetarë ka të drejtë të aplikojë dhe të jetë i zgjedhur varësisht nga kriteret ligjore të cilat duhet përmbushur e që në kohën e qeverisjes tuaj nuk janë përmbushur fare.
FRLDK-Lipjan
06.09.2017


