LDK, Konjufcës: Është mirë që të na tregoj se a vazhdon ai të uzurpojnë ferma pulash në Lipjan

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate ka reaguar për rastin e fundit që Lëvizja Vetëvendosje ka riaktualizuar skandalin e vitit të kaluar të kompanisë së djemve të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

LDK-ja i ka quajtur neveritëse këto përpjekje të VV-së, sipas tyre për të njollosur kryeministrin Mustafa dhe familjen e tij.

LDK-ja konsideron se përpjekjet e sotme të kësaj lëvizje janë rezultat i dështimit të kauzave të saj antishtetërore për zhytjen e vendit në kaos, anarki dhe gjakderdhje, për stopimin e rrugës integruese euroatlantike dhe prishjen e partneritetit me SHBA-të dhe vendet e tjera mike.

LDK-ja ka thënë përmes komunikatës se kërkon nga kjo lëvizje, që para së të përpiqet që të ndërtojë kauza morbide duke cenuar çdo parim etik e moral, të sqarojë:

1. Kush po sjell para pa kufi nga Serbia për veprimtarinë e saj në Kosovë dhe kush po jep fonde të posaçme për të hedhjen e molotovëve mbi policët, objektet shtetërore dhe shtëpitë e makinat private të zyrtarëve të shtetit të Kosovës?

2. Të na tregojë se a janë të njëjtit njerëz, në krye me Ivica Daçiqin, të cilët i organizonin konferenca ekskluzive ish-liderit të VV-së gjatë qëndrimit në burg, ku ai trajtohej si VIP? A është kjo arsyeja që qëndrimi i VV-së dhe i Beogradit zyrtar përputhet karshi shumicës dërrmuese të proceseve në Republikën e Kosovës?

3. Glauk Konjufca, është mirë që të na tregoj se a vazhdon ai dhe familja e tij e ngushtë të përpiqen të uzurpojnë ferma pulash në Lipjan e gjetkë dhe që përmes partneritetit me firma serbe të rrisin kapitalet e tyre?

“LDK-ja thekson përkushtimin e saj të plotë, që përkundër përpjekjeve neveritëse të një subjekti ultra-majtist i cili po vë në dilemë miqësinë e Kosovës dhe të popullit të saj me SHBA-të, të angazhohet edhe më fuqishëm në forcimin e gjithanshëm të shtetit të Kosovës dhe të miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera mike perëndimore”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...