LDK: Komunikata e degës së PDK në Lipjan është fyrje për qytetarët lipjanas

PUBLIKUAR

PDK dega në Lipjan ka akuzuar kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ku sipas PDK – Dega Lipjan Sabit Pacolli dyshohet se paratë e keqpërdorura në Suedi, i ka shpërlarë në fushatën zgjedhore, per të blerë mandatin e Imri Ahmetit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 në komunen e Lipjanit.

Për këtë ka reaguar LDK Lipjan ku thotë se komunikata e degës së PDK në Lipjan është fyrje për qytetarët lipjanas, është fyrje për 17019 votues është tendenc për të fshehur goditjen e fort nga votuesit lipjanas dhe duket kjo goditje i ka shkaktuar jo vetem lëndime por edhe pasoja psikologjike adoloshentëve politikë. 

Komunikata e LDK-së në Lipjan:

Shpifjet e PDK dega në Lipjan janë tendenc arsyetimit të humbjës së thellë , janë përpjekje për të ngjallur strukturat e tyre tash më në shpërbërje e siper.
Duket të janë të specializuar shpifes me tradit dhe kuzhinier të flliqura nga strukturat e kriminalizuara të cilët të vetmen armë e kanë shpifjen.
Komunikata e degës së PDK në Lipjan është fyrje për qytetarët lipjanas, është fyrje për 17019 votues është tendenc për të fshehur goditjen e fort nga votuesit lipjanas dhe duket kjo goditje i ka shkaktuar jo vetem lëndime por edhe pasoja psikologjike adoloshentëve politikë.
Qytetarët tonë janë ngopur me shpifje, janë ngopur nga propoganda e njerzve tashme të tronditur e të qorientuar psikologjiikisht.
Është në shëndetin e PDK dega në Lipjan që të lirohen nga shpifesit nga ata qe i shkaktuan humbjen e thellë dhe po zbulojnë ujin e nxehët, nga ata që nuk e shofin fare veten e tyre por përpiqen të gjejn fajtor të tjerë. Kërkojeni faktin e humbjes në mentalitetin tuaj e në të kaluaren tuaj.
Ska dilem fitorja bindse është e pakontestueshme dhe nuk mundet ta kompromitojnë shpifsit përveq vërtetimit të fëtyrës së vërtetë të tyre tashmë të denuar me besimin e qytetarve lipjanas.

Lipjanit e as PDK nuk u duhen shpifes por mundsi e alternativa të zhvillimit.
Diteve në vijim organet e Drejtësisë do të demantojn e vertetojnë këto shpifje.
Tek e fundit populli u tregoi vendin. Ne vazhdojmë me punë e ju vazhdoni të vërtetoni mentalitetin e shpifjeve.
Karvani ecen.

 

Më poshtë gjeni komunikatën e PDK-së:

Komprementohet fitorja e Imri Ahmetit

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Skandal me përmasa ndërkombëtare për mbështësit financiarë të fushatës elektorale të Imri Ahmetit

Biznesmeni lipjanas Sabit Pacolli po dyshohet dhe akuzohet nga autoritetet suedeze, se si kryetar i një shoqate të bamirësisë ka keqpërdorur mjetet e kësaj shoqate.
Sabit Pacolli dyshohet se paratë e keqpërdorura në Suedi, i ka shpërlarë në fushatën zgjedhore, per të blerë mandatin e Imri Ahmetit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017 në komunen e Lipjanit.
Këtë dyshim të blerjes së votave për Imri Ahmetin nga z. Sabit Pacolli me mjetet e dyshuara të tij, e vërteton më së miri rezultati i zgjedhjeve të fundit.

Duke u bazuar në investimet kozmetike dhe jo përmbajtësore që janë realizuar nga qeverisja e Imri Ahmetit, skandalet e bëra me paranë publike gjatë mandatit të tijë qeversisës, krahasuar me diferencen e lartë të votatve të tij si kandidat për kryetar komune me votat e subjektit të tij politik, fuqizojnë edhe më shumë dyshimet për blerje të votave nga Imri Ahmeti përmes financuesve të tij, siq është rasti i Sabit Pacollit.
PDK shpreh shqetësimin për këtë skandal, që ka marrë përmasa ndërkombëtare.

PDK kërkon nga Imri Ahmeti të tregoj allishverishet e tij me Sabit Pacollin.
Çfarë përfitoi Sabit Pacolli nga fitorja e tij?
Pse me paratë e keqpërdorura të shoqatës së bamirësisë financoi fushatën zgjedhore për kreun e Lipjanit?
A planifikon Imri Ahmeti ta ketë z.Pocolli pjesë të stafit të tij?
PDK ka mësuar se Sabit Pacolli mbështeti financiarisht Imri Ahmetin, pas një marrëveshje mes tyre, per t’i dhënë atij disa hekatrë tokë, pronë të komunës së Lipjanit.

Ndërsa me heret, Sabit Pacolli gjatë kohës kur ishte Kryetar i degës së AKR-së në Lipjan, e ka akuzuar rëndë Imri Ahmetin për keqpërdorim dhe keqmenaxhim, madje ai ishte nismëtar për prishjen e koalicionit të AKR-së me LDK-në në Lipjan.

Është absurde që pas largimit të Sabit Pacollit nga politika, ka shpërthyer me mbështetje për Imri Ahmetin, madje duke qenë një ndër përkrahësit më të mëdhenjë të tij.
Kërkojmë nga Imri Ahmeti të japë sqarime për këto lidhje dhe afera me Sabit Pacollin, të cilat janë vepra penale, sepse janë në dëm të qytetarëve të Lipjanit.
PDK, dega në Lipjan i bënë thirrje organeve të drejtësisë të nisin menjeherë hetimet për të verifikuar origjinën e parave të Sabit Pacollit, me të cilat ka realizuar investimet në Komunën e Lipjanit, si dhe abuzimet dhe aferat e Imri Ahmetit, Kryetar i Komunës së Lipjanit , për dhënien e lejeve të ndërtimit në favor të Sabit Pacollit.

PDK mbetet e vendosur për të zbardhur të vërtetën dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve, pavarësisht bindjeve politike.

PDK-Lipjan
06 Nëntor 2017

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...