LDK-ja vija të kuqe për PAN-in, e hapur për LVV-në

PUBLIKUAR

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila në zgjedhjet e 11 qershorit doli humbëse edhe pse ishte në koalicion me tri parti, ka ndarë mendje sa i përket një koalicioni të mundshëm me PAN-in. Kryesia e LDK-së shprehet e bindur se në asnjë mënyrë nuk do bashkëpunojë më me PDK-në, shkruan sot, gazeta Zeri.

Në anën tjetër, kjo parti dhe deputetët e koalicionit PAN morën një ftesë publike nga kandidati për kryeministër i lëvizjes “Vetëvendosje” Albin Kurti, për bashkëqeverisje, thirrjen e së cilës LDK-ja nuk e vendos larg mendjes duke siguruar se do ta shqyrtojë ofertën që LVV-ja do ia ofrojë, pastaj të vendosë.

Ndërkohë, analistët në vend pavarësisht qëndrimit të LDK-së për vija të kuqe me PAN-in besojnë se një koalicion LDK-PAN është i mundshëm. Kurse politologët theksojnë se në këto momente kritike për vendimmarrje ai që ka një rol të rëndësishëm është presidenti Hashim Thaçi.

Kandidati i lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër, Albin Kurti, i ka bërë thirrje koalicionit LDK- AKR-Alternativa e deputetëve të PAN-it për ta udhëhequr qeverisjen e ardhshme, e cila do të drejtohet nga LVV-ja.

“Ne sot ftojmë të gjitha subjektet politike të koalicionit LDK-AKR- Alternativa, si dhe të gjithë ata deputetë të koalicionit PDK-AAK-Nisma që janë kundër zhvillimit të regjimit të vjetër, pra kundër pushtetit të klanit ‘Pronto’ të na bashkohen në tryezë për të diskutuar për situatën politike pas këtyre zgjedhjeve, si dhe për programin politik në qeveri të drejtuar nga LVV-ja”, ka thënë Kurti…

SHIKO MË SHUMË

QKUK paralajmëron rrënimin e objekteve pa leje në oborrin e saj: Hapësirat e uzurpuara me vite po u kthehen qytetarëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka paralajmëruar rrënimin e objekteve pa leje në oborrin...

Nën kërcënimin e thikës i mori 7660 euro punonjëses, aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet Ç.Zh. për...

Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt

Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për shkak të...