LDK-ja e sigurt: Thaçi president

PUBLIKUAR

Koalicioni qeverisës PDK-LDK duket krejt i qetë para zgjedhjes së ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, në postin e presidentit të Shtetit, duke u bazuar në marrëveshjen për koalicion.

Të dyja partitë janë të bindura se pavarësisht “rebelimit” të disa ligjvënësve të mazhorancës, do t’i sigurojnë votat e mjaftueshme që kreut të PDK-së Hashim Thaçit, t’ia sigurojnë një mandat pesëvjeçar në krye të Shtetit, shkruan “Zëri”.

Këta deputetë, që janë kundër Thaçit president, thonë se nuk kanë ndërruar qëndrim dhe se nuk do të kishte logjikë që të votojnë kundër liderit të tyre për kryeministër, pikërisht për shkak të koalicionit me PDK-në, e të votojnë pro Hashim Thaçit për president.

Përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës sigurojnë se do ta realizojnë marrëveshjen e koalicionit qeverisës, për ta zgjedhur kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, në postin e presidentit, ashtu siç janë marrë vesh. /Zëri/

 

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...